Është liruar me dorëzani Naser Guri, pronari i kompanisë që dyshohet se prodhoi gazin që shkaktoi vdekje në QKUK.
Naser Guri, pronari i kompanisë “Bubeari Comerce”, e cila dyshohet se prodhoi gazin që shkaktoi disa vdekje në QKUK, është liruar me dorëzani.
Lajmin për lirimin e Gurit e bëri të ditur për kallxo.com avokati i tij Bajram Tmava.
“Po eshte lirua- shuma e dorëzanisë eshte 30.000 euro”, tha Bajram Tmava.
Vitin e kaluar Gurit i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Guri dyshohet nga prokuroria për prodhimi dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës