Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për dy punëtoret e çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Po është e vërtetë, gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për dy punëtoret e çerdhes”, tha shkurt Gashi.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurave, andaj të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilën.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër dy të pandehurave dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, po ashtu gjykata ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurave dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, dy punëtoret e çerdhes, njëra edukatore dhe tjetra kuzhiniere, dyshohen për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” të fëmijës 3 vjeçar.
Sot gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
LEXO EDHE
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën