3 vjeçari nga Podujeva merr vizën, pritet shpejtë të udhëtojë për Gjermani

17:32 | 14 Shtator 2016
M. A.

Tre vjeçari Besim Kurtolli, i cili të mërkurën do të duhej të udhëtonte për trajtim në Gjermani, nuk arriti të shkojë në të njëjtën ditë në qytetin Bon ku e prisnin mjekët gjermanë.

Familjarët e vogëlushit thonë se kjo ndodhi për shkak se nuk arrinin të kompletonin dokumentet që ambasada gjermane në Prishtinë ua kërkonte, njofton Klan Kosova.

Megjithatë prindërit e Besimit thanë se pas disa problemeve që kishin me dokumente morën vizat të mërkurën.

Ata tash po presin kur do tu mundësohet sërish termini për vogëlushin, pasi atë që e kishin të caktuar për të mërkurën e humbën.

Ndryshe gjendja shëndetësore e djalit është përkeqësuar shumë pasi ai ka marrë një infeksion në pjesën e trupit prej nga i kryen nevojat fiziologjike.

Më poshtë janë të dhënat ku të gjithë ju që keni mundësi mund ta ndihmoni familjen Kurtolli.

Shpërndaje në rrjete sociale