Vdes fëmija që u godit nga vetura në Gjakovë

23:43 | 21 Maj 2021
A Z

Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, pasi ishte goditur nga një veturë e më pas ishte dërguar në spital.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nystret Xhurkaj.

“Fëmija është dërguar i gjallë në emergjencë, por më pas ka vdekur”, ka thënë Xhurkaj.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “UÇK” dhe vetura e ka goditur fëmijën derisa ky ishte t’u ngarë biçikletën.

Të ngjashme