Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Shemsi Sylën, zëvendësministër të Mbrojtjes.
Shemi Syla ishte ish-epror i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes, veprimtari i çështjes kombëtare, ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, koloneli në pension Shemsi Syla. Me këtë rast, av.ministri Syla u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.
Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua shumë i rëndësishëm.
Nga ana e tij, zv.ministri Syla, shprehu zotimin e tij se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti./arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...