Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim që për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se funksionalizimi i platformës do të ndodh shumë shpejt.
“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në plaformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, tha Kryeziu.
Lidhur me platformën, edhe Administrata Tatimore e Kosovës kishte konfirmuar se janë duke punuar në këtë drejtim.
Kjo masë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, buxhetit do t’i kushtoj rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë./arbresh.info/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...