Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
“Kryetari i Padtisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Kujtojmë se deputetët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës si shenjë revolte pasi nuk u votua mocioni i propozuar nga Abelard Tahiri për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike.
Deputetët e opozitës u shprehën se ky është një gabim i pafalshëm dhe se janë të detyruar ta lëshojnë sallën e të mos marrin pjesë në votimet e radhës, duke vlerësuar se sot u është mohuar një e drejtë kushtetuese pa kurrfarë nevoje./arbresh.info/
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore në Shqipër...
“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me n...
Foda optimist para ndeshjes me Sllovakinë, flet edhe për tif...
Ushtarët amerikanë, zviceranë e gjermanë ushtrojnë bashkë në...
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë