PDK: Kurti po ta kishte seriozisht, do të na ftonte para nisjes në Bruksel

12:11 | 30 Prill 2021
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se, PDK nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Kurti.

Sipas tij, Kurti është dashur  të kërkonte takim  para nisjes në Bruksel, vizitë kjo që sipas tij u realizua krejtësisht për qëllime të dialogut.

“Ne nuk kemi pranuar asnjë ftesë nga Kurti. Në rast se ai do ta kishte seriozisht koordinimin me opozitën, do duhej ta bënte para nisjes në Bruksel sepse kjo vizitë i ka shërbyer dialogut. Vendi i vetëm ku do duhej të diskutohen temat e tilla është Kuvendi i Kosovës dhe nuk mendoj që ka vend për takime të ngushta me kah 2-3 veta nëpër restaurant”, ka thënë Tahiri./arbresh.info/

Të ngjashme