“Uroj që në 365 ditët e ardhshme, fjala vajzë e grua të jetë sinonim i triumfit e suksesit”, kështu e filloj fjalimin e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Uroj që në 365 ditët në vijim, fjalët grua e vajzë të jenë sinonim i triumfit, suksesit e inspirimit. Urojë që përgjatë vitit në vijim, fuqizimi ekonomik i vajzave e grave të jetë prioritet. Urojë që në muajt në vijim gratë tona të kenë mbështetjen e pakushtëzuara e të ndihen të sigurta në çdo hapësirë publike. Urojë për qasje të barabartë grave e vajzave në çdo sferë të jetës. Sa më shumë që jetësohet ky synim, aq më mirë do të jetë për vendin tonë. Shënimi i ditës së gruas në këtë vit, përkon më një kohë kur ne po ballafaqohemi më sfida të shumta. Ne mund të arrijmë stabilitet vetëm atëherë, kur mbrojmë e garantojmë të drejtat e grave e vajzave”, tha Osmani.
Këtë deklaratë, Osmani e bëri për nder të 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas./arbresh.info/
Barcelona me epërsi prej dy golave pas pjesës së parë ndaj A...
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane
Debatet e ashpra në shtëpi, Rogerti lë garën në “Big Brother...
Pacolli uron ditëlindjen e 60-të vëllait të tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës dëshmon eksperti i krim...
Rodrygo reagon pas lëndimit të rëndë që pësoi: Është një nga...