Përparim Rama ka marrë vendim për zhvendosjen e kiosqeve nesër në rrugën “Muharrem Fejza”.
Rama do të ndjekë nesër nga afër këtë proces ku do të mbajë edhe një konferencë për media.
“Nesër, me datë 17 mars 2022, duke filluar nga ora 12:30, fillon aksioni për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”. Të pranishëm në inspektimin e procesit të zhvendosjes së kiosqeve do të jenë Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama bashkë me ekipin e tij, ku të ftuar janë edhe përfaqësues të lagjes “Muharrem Fejza”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, do të paraqitet me një konferencë për media ku edhe do të keni mundësinë të njoftoheni më shumë rreth arsyes së ndërmarrjes së këtij aksioni” thuhet në njoftimin e Komunës./arbresh.info/
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave