Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin kanë vizituar sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes duke e uruar për pozitën e re, Gjeneral Jeton Dreshajn.
Mehaj ka njoftuar se KDS-ja po rritë kapacitetet e saja me edukim profesional të nivelit të mesëm deri në Kapiten, profilizimet ushtarake me fokus në këmbësori dhe mbështetje luftarake.
Postimi i plotë:
Sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari, vizituam Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) gjatë së cilës ia uruam detyrën e re Gjeneral Dreshajt.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është qendër e Gravitetit për zhvillimin professional ushtarak të FSK-së. Trajnimet, ushtrimet, shkollimet, specializimet ushtarake, simpoziume, seminaret dhe kurset janë baza e misionit të KDS-së.
Ngritja e standardeve në shkollimin e ushtarakëve me karakter, atdhetar të edukuar në vlerat e dëshmorëve dhe të guximshëm në përmbushjen e misionit tonë kushtetues.
KDS-ja po rritë kapacitetet e saja me edukim profesional të nivelit të mesëm deri në Kapiten, profilizimet ushtarake me fokus në këmbësori dhe mbështetje luftarake.
Ngritja e kapaciteteve për ushtrime kolektive, virtuale, me simulime dhe ushtrime të vendkomandës janë prioritet i KDS-së për ndërveprueshmëri sipas standardeve të NATO-s.
Ngritja e infrastrukturës bashkohore dhe poligonet trajnuese që do të lehtësojnë trajnimin dhe stërvitjen e ushtarakëve tanë në të gjitha nivelet, janë në dinamikë të lartë të ndërtimit./Arbresh.info/
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...