Mohamed El-Amine Souef ka konfirmuar në Moskë se shteti i tij e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Unionit të Komoreve, Mohamed El-Amine Souef ka konfirmuar në Moskë se shteti i tij e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq kishte deklaruar së fundmi pas takimit me El-Amin në Beograd se Unioni i Komoreve ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, derisa MPJ e Kosovës ka mohuar vazhdimisht lajmin.
“Qëndrimi ynë është se Kosova është pjesë e Serbisë”, deklaroi El-Amin në një konferencë për media, pas takimit me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, raportojnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.
Sipas deklaratës së tij, Serbia dhe Unioni i Komoreve kanë një problem të ngjashëm.
“Nëse Majot (ishull rreth të cilit shtrihen Unioni i Komoreve dhe Franca) nesër shpall pavarësinë dhe shtete të tjera e pranojnë, ne do të reagonim njësoj sikurse Serbia, duke e mbrojtur integritetin tonë territorial”, shtoi ai.
“Kur flasim për përfshirje në të drejtën ndërkombëtare, kjo lidhet me çështjen e Kosovës. Rregullat ndërkombëtare duhet të respektohen. Me kujdes jemi duke e shikuar zhvillimin e kësaj situate”, porositi ai. Lavrov nga ana e tij ka thënë se Rusia mbështet vendimin e Unionit të Komoreve për tërheqjen e njohjes së Kosovës. /Lajmi.net/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot