Sot në Prishtinë ka filluar punimet e Konventa “Evropianët e rinj”, e cila po mbahet për here të dytë në Republikën e Kosovës. Konventa do të zgjas shtatë ditë dhe do të mbledhë 3000 të rinj.
Në kuadër të kësaj Konvente do të nënshkruhen dy rezoluta lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë hapjes së punimeve të kësaj Konvente, Presidenti i Rinisë, Avdullah Hasani, ka kërkuar që spektri politik të ndryshoj qasjen dhe sjelljen e tyre ndaj të rinjve duke kërkuar kështu që të mos i shikojnë të rinjtë vetëm si imazh i bukur.
“Kjo Konventë duhet të ishte një kambanë për të gjithë. Të rinjtë në Kosovë nuk po arrijnë assesi të gjejnë vetën. Zgjidhja më e drejtë do të ishte kombinimi mes eksperiencës se gjeneratës më të vjetër dhe vullnetit të rinjve”, u shpreh Hasani.
Ndërsa, Sekretari Gjeneral Orhan Ejupi gjatë leximit të rezolutës, e cila u miratua nga të pranishmit ka kërkuar që në Kosovë të jetësohet ideja e lirisë dhe barazisë në vend.
Ndryshe, kjo rezolutë është thirrje për Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, dhe Kryeministrin që të krijojnë hapësira për të rinjtë dhe të ndihmojnë procesin e ndërkombëtarizimit të të rinjve.
Në këtë ceremoni u nënshkruan 700 pjesëmarrës gjatë ditës së parë të Konventës./Arbresh.info/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar