Kusari-Lila: Zëri dhe vepra e Nexhmie Pagarushës do të jetoj gjithmonë me popullin shqiptar

11:20 | 7 Shkurt 2020
A Z

Sot në mëngjesin e hershëm ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmie Pagarusha.

Mimoza Kusari-Lila deputete nga rradhët e VV-së, ka shkruar se zëri dhe vepra e saj do të jetojnë gjithmonë me popullin shqiptar e shumë gjenerata të reja./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Qenka ndalë zemra e bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

Zëri dhe vepra e saj do të jetojnë gjithmonë me popullin shqiptar e shumë gjenerata të reja do të rritin shtatin dhe do gjejnë frymëzimin në madhështinë e veprës së zonjës e cila prej sot vazhdon rrugëtimin në amëshim.

Faleminderit e dashura Nexhmije për bukurinë dhe madhështinë që ia solle këngës shqipe .

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë që e deshën dhe e nderuan pa masë.

Pusho e qetë mbretëresha e muzkës shqipe!

Shpërndaje në rrjete sociale