Më nuk ka hapësirë për manovrime dhe Kuvendi duhet të shpërbehet, kështu ka thënë sot i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Para mediave, Kurti ka thënë se Kuvendi duhet të shpërbehet sa më parë për të shkuar në zgjedhje të reja, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
“ Të gjitha partitë janë deklaruar se duhet të shkojmë në zgjedhje dhe s’ka arsye më për manovrime, pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj”.

Tutje Kryetari i Vetëvendosjes, ka deklaruara se Qeverinë e re duhet ta përbëjnë opozita e tanishme, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkaq, sa i përket mundësisë që Qeveria nesër të mbajë mbledhje të rregullt, ndërkohë që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, Kurti ka thënë se kjo thirrje është e kotë sepse Qeveria ka rënë.
“ Qeveria ka renë dhe s’ka arsye më që të thirret një mbledhje e tillë, ne do se shpejti do të thërrasim një seancë për shpërbërjen e Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.
Ndryshe këto deklarata Albin Kurti i ka bërë në ditën e dytë të aktivitetit tradicional që e organizon Kuvendi i Kosovës “Bashkatdhetarët në Kuvend”, në pritje të bashkatdhetarëve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/360550037967575/?notif_id=1563957136207372¬if_t=live_video_explicit
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...
Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras/ Policia: 23-vjeçari is...
Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri