Kurti në Kuvend: Duart i kemi me baltë sepse Kosovën e kemi gjetë në baltë

12:38 | 22 Qershor 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka folur për implementim të marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.

“Duart i kemi me baltë sepse Kosovën e kemi gjetur me baltë”, kështu i ka replikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Haradinaj e ka pyetur Kurtin se si është e mundur që marrëveshjet e nënshkruara më herët i ka cilësuar “tradhëti” e tash po të njëjtat i konsideron sukses.

“Duart i kemi me baltë sepse Kosovën e kem gjetë në baltë. Ndërgjegjen e kemi të pastër por duart është e vërtetë se janë përlyer sepse Kosovën e kemi gjetë në baltë”, tha Kurti./arbresh.info/