Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uron të gjithë besimtarët myslimanë.
Abdixhiku ka thënë se Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, shpresës dhe ngadhënjimit, raporton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Dita e nesërme, për të gjithë besimtarët myslimanë, shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, po aq edhe të vështirë fizikisht. Dita e nesërme shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Prandaj, më lejoni që në emër të LDK-së, t’u uroj nga zemra mirëkuptim, dashuri, unitet dhe paqe ndërmjet njëri-tjetrit. Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, shpresës dhe ngadhnjimit. Mbi të gjitha është muaj i solidaritetit me të tjerët.
Në kohë të pandemisë e krizës shëndetësore dhe ekonomike, ky solidaritet bëhet edhe më i rëndësishëm. Vendit tonë i duhet vullnet i mirë, siç mëson ky muaj i shenjtë, për ta kapërcyer edhe këtë betejë.
Më lejoni t’ju dëshiroj agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja.”/arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...