kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas kërcënimeve që po pranojnë pjesëtarët e rinj serbë të Policisë së Kosovës.
Haradinaj ka shkruar se këto janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar de-përshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.
Ai ka shtuar se qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.
Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare.
Qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...