Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram, fluturime të shumta nga Zvicra dhe Gjermania

11:36 | 11 Maj 2021
A Z

Pandemia nuk ka penguar diasporën për të ardhur në Kosovë, për festën e Fitër Bajramit.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentin Gara, për arbresh.info ka thënë se deri për festën e Fitër Bajramit më 13 maj, janë shtuar rreth 16 fluturime.

Sipas saj, që nga heqja e karantinës në Zvicër, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj.

“Nëse i referohemi fluturimeve, deri me datën 13 janë shtuar rreth 16 fluturime, dy janë nga Gjermania dhe tjerat nga Zvicra. Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”, tha ajo./arbresh.info/

 

Të ngjashme