Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel në vizitën e tij në Kosovë me homologun e tij holandez, Mark Rutte ka thënë se është e rëndësishme të ketë dialog të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje i pari i Luksemburgut tregoi se i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se nuk kanë ardhur për të gjykuar por për të dëgjuar, shkruan Arbresh.info
“Kur kemi planifikuar këtë udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione që janë në rajon të jenë dhe i them edhe Albinit, nuk jemi këtu për të gjykuar por, jemi këtu për të dëgjuar dhe të ndërtojmë ura të cilat janë mes fqinjëve dhe janë shumë të lehta për t’u ndërtuar.”, tha ai në një konferencë për media pas takimit me Kurtin.
“Dje ishim në Beograd sot jemi në Prishtinë dhe ishte shumë me rëndësi që të shkëmbejmë dhe të dimë se është një udhërrëfyes, BE-ja, Lajçak dhe Borrell dhe këto janë për neve të rëndësishme për të vazhduar, ju e dini se çka do të thonë tensionet, nuk duhet të harrojmë se Lufta e Parë Botërore ka filluar këtu dhe po ashtu edhe lufta e fundit ka filluar në ish-Jugosllavi dhe duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat shoqëria civile mund t’i vuajë më së shumti ”, tha ai
Ndër të tjera Bettel theksoi nevojën për dialog të hapur dhe të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe Serbinë.
“Nganjëherë është e vështirë të kemi diskutime mes fqinjëve që për neve çka është e rëndësishme është të besojmë në punën e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe të kemi dialog të hapur, dialogu i drejtpërdrejtë duhet për të dyja shtetet”, tha Bettel.
Kryeministri i Luksemburgut po ashtu njoftoi se do të takohet me OJQ-të të cilat punojnë në fushën e mediave dhe për të drejtat e komunitetit LGBTQI+.
Ai tha se boshti i BE-së nuk është ekonomia por janë të drejtat./Arbresh.info/
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm