Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje shtesë se si ka ndodhur aksidenti.
Aksidenti ndodhi mes një traktori dhe dy automjeteve, kurse ishin të përfshirë dhjetë persona.
“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё. Nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”, thuhet në njoftim.
Kurse me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...