Në një konferencë për media kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, e quajti të paaftë Qeverinë Kurti në qeverisjen e saj për një vit me vendin, raporton arbresh.info.
Abdixhiku tha se kjo qeverisje është përcjell me popullzim, arrogancë dhe arsyetim në të kaluarën.
“Gjatë 12 muajve të shkuar kjo qeverisje e paaftë është përcjell me popullzim, arrogancë, arsyetime tek e shkuara e mungesë e qartë e vizionit zhvillimor për Kosovën. Është përcjell edhe me braktisje fondamentale të kauzave me të cilat ka ardh në pushtet dhe është braktis ajo që është më e rëndësishmja me largimin prej qëllimeve kryesore që një qeverisje ka e që është adresimi i halleve dhe problemeve të qytetarëve”, deklaroi ai.
Abdixhiku po ashtu përmendi edhe pikat kyçe të cilat e “gjunjëzuan” këtë qeverisje gjatë këtij viti sic ishte pandemia, kriza energjetike dhe rritja e çmimeve.
“Nga kriza e pandemisë tek ajo e energjetikës, tek rritja alarmante e çmimeve Qeveria Kurti ka vendosur ti braktisë qytetarët tanë dhe në betejën e tyre me përballueshm rinë të sillet vetëm si vëzhguese e krizave. Ajo ka dështuar të reagoj me kohë siç ka refuzuar të ndërmarr masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë. Kjo qeveri ka qenë shumë e aftë në kapjen e bordeve në kompani publike e institucione të pavarura, me qëllim që ti zbatoj ato me familjarë, të afërm e militantë”, tha Abdixhiku.
Si pikë dështuese Abdixhiku përmendi edhe politiken e jashtme të Kosovës ku tha se ka lënë dëme të pariparueshme, si dhe mungesën e përgatitjes për dialogun Kosovë-Serbi.
“Në politikën e jashtme kjo Qeveri është karakterizuar nga skandali me dëme të pariparueshme për pozitën e vendit me komunikime të turpshme e amatoreske e diskurs jo adekuat diplomatik. Në aspektin e dialogut kjo qeverisje ka treguar një pa përgatitje të plotë dhe as prezantim të një platforme dialoguese”, deklaroi Abdixhiku.
Lidhja demokratike e Kosovës ka listuar 12 fushat ku sipas tyre ka dështuar Qeveria Kurti gjatë një viti qeverisje.

Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë