“Kosova është zotuar për asociacionin dhe duhet të tregojë konsistencë”, kështu ka thënë në një konferencë për media, përfaqësuesi Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në përfundim të vizitës tri ditore në Kosovë, raporton arbresh.info
Lajçak, ka shtuar se e kupton shqetësimin e Kosovës.
“Është kënaqësi të them se në të gjitha takimet partneret shprehën gatishmërinë për dialogun duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Nuk ka çështje të lehta në këtë proces. Është një çështje e madhe siç është themelimi i Asociacionit, kjo temë është përball në Kosovë më nivel të lart të emocioneve. E kuptoj këtë shqetësim. Por BE nuk është e interesuar për destabilizim. Kosova ka bërë një zotim në periudhën 2013 për themelimin e këtij Asociacioni dhe duhet të jetë korrekte në këtë premtim”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/684627458926294
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...
Greva dyorëshe: Kërkohet mbrojtje e mësimdhënësve dhe garant...
18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebash...
Rama publikon foto nga takimi me Antonio Costa-n në Bruksel
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante