Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj ka ndërruar jetë dje në QKUK.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sipas dëshmitarëve, viktima vuante nga sëmundje kronike, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN Prishtinë 05.03.2024. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili sipas dëshmitarëve vuante nga disa sëmundje kronike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C