Sot ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Bistrazhin, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek, transmeton arbresh.info.
Të lënduar në këtë aksident janë vozitësi dhe tre pasagjerët, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakove.
Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lënduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, mirëpo pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga te lënduarit rreth moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori I shtetit dhe hetimet e trafikut Rajonal janë duke u marrur me hetimin e rastit./arbresh.info/
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...