Dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar, pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Në vendin e ngjarjes Policia kishte gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja.
Në raportin i Policisë, nuk tregohen shkaqet që kishin quar deri tek kjo tentimvrasje.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“Fsh. Shkozë, Malishevë 30.10.2021 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.”/arbresh.info/
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...