Policia e Kosovës ka gjobitur në Gjilan një shofere për mosrespektim të shpejtësisë së lejuar.
Sipas njoftimit, e njëjta ishte duke vozitur automjetin me shpejtësinë nëntëdhjetë e një (91) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h., shkruan Arbresh.info.
Ndaj saj, policia ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3 muaj.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran
Pritet formalizimi i heqjes së masave të BE ndaj Kosovës
Barcelona merr një goditje të rëndë para ndeshjes me Atletic...