Pas njoftimit përmes mediave për një tubim të mbajtur në fshatin Rezallë të Skenderajt në të cilin tubim nuk janë respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19, si dhe tejkalimi i numrit të lejuar të pjesëmarrësve në hapësirat e jashtme në tubimet publike, policia në Skenderaj, ka identifikuar lokacionin dhe organizatorin e tubimit.
Për shkak të mos respektimit të vendimit të fundit të qeverisë, dhe për shkak se organizatori nuk kishte krijuar kushte për mbajtje të distancës, mospërkujdesjen për vendosjen e maskave të pjesëmarrësve në tubim, policia ka shqiptuar gjobë organizatorit si person fizik konform Ligjit për mbrojtje nga pandemia COVID-19.
Po ashtu policia në Skenderaj, i ka shqiptuar gjobë edhe subjektit politik si person juridik, pasi që nuk janë respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.
Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19, përndryshe policia ndaj të gjithëve që nuk i zbatojnë masat mbrojtëse, do të ndërmerr masa të parapara me dispozitat ligjore.
Ndryshe, dy ditë më parë kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, kishte mbajtur një tubim në Rezallë./arbresh.info/

Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli