Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se familja e Liridonës iu dëshs të kalonte sot edhe një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se lutjet e tij dhe familjes së tij janë me familjen e Liridonës, shkruan Arbresh.info.
“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.”, shkroi ai.
Ndër të tjera, kreu i AKR-së tha se nuk ishte pejsë në ceremoninë e rivarrimit sepse është në një vizitë lindjen e largët.
Ai shtoi se familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të qëndrojnë afër familjes së Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për të.
“Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget, familjaret e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).”, shtoi ai.
“Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen.”, tha ai./Arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën