Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se viktimat e tragjedisë së Bullgarisë mbërrijnë në Maqedoni ditën e enjte më 2 dhjetor 2021.
Transporti do të organizohet me avion të Republikës së Bullgarisë deri në aeroportin e Shkupit dhe më pas do të vijohet me protokollet shtetërore.
“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”- ka bërë të ditur Osmani./Alsat M/
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...