Policia Rajonale e Mitrovicës ka arrestuar një person i dyshuar për tenim vrasje.
Sipas PK-së i dyshuari është arrestuar pas rreth orës 11:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ka plagisur një person.
I plagosuri pas ndihmës së parë që ka marrë në Spitlain e Mitrovicës është dërguar nga QKUK në Prishtinë.
“Sot rreth orës 11:00, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën Dëshmorët e Kombit ’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në
Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë.
Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë”, ka njoftuar zëdhënësi Avni Zahiti/arbresh.info/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...