Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto.
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes, për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në Ballkan por dhe më gjerë, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast, Maqedonci ka falënderuar homolohun e tij italian për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovën, përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë, si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it.
Në këtë takim, Maqedonci me homologun e tij italian ka theksuar se synimi i Kosovës është i qartë.
“Angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat Euro-Atlantike reflekton vlerat demokratike, pro-perëndimore që përqafojmë si shtet. Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjik, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, ka theksuar ai./Arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës