Kurti: Tri medalje të arta nga tri gra

22:14 | 2 Gusht 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para publikut të mbledhur në sheshin e Prishtinës për kampionet olimpike të Kosovës.

Kurti ka thënë se puna e madhe që kanë bërë kampionet janë motivim për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai ka pasur fjalë të mëdha edhe për kampionen e parë në histori të Kosovës, Majlinda Kelmendi.

“Mirmbrëma dhe urime të gjithëvë. Le t’iu urojmë mirëseardhja skuadrës sonë olimpike me një duartrokitje të madhe e të fuqishme sepse kanë bërë historinë në Tokio. Edhe pse nuk mori medalje të artë në Tokio ajo ka marrë zemrat tona. Me përkushtimin e saj ajo ka hapur rrugën për atletët tonë që të ëndërrojnë më shumë e të synojnë më lartë. Ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë duke u bërë simbol i shpresës duke na thënë që është gjithçka e mundur. Kampione në tatami, e kampione në jetë”, ka thënë ai.

Ai nuk e ka lënë pa thënë fjalë të mëdha edhe për kampionet e Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe nuk e ka lënë pa lavdëruar punën e trajnerit Driton Kuka.

“Në olimpiadën e parë në rio ajo solli medaljen e artë. Në Tokio morëm dy medalje të arta. Një duartrokitje të madhe për këto kampione. Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe punë e përkushtim. Kërkojnë taktiktë e strategji të përsosur. Trajneri që na ka dhënë zemër të gjithëve. Ai është trajneri i artë Driton Kuka. Tri medalje të arta nga tri gra, kjo fjali me 7 fjalë duhet të mjaftojë për të fituar cdo medalje për barazi gjinore. Falemnderit vajzave, falemnderit trajnerit. Në Rio ,morëm 1 medalje, në Tokio 2. Le të fillojnë përgatitjet që në Paris të marrim 3 e më shumë medalje. Ju faleminderit të gjithëve. KOSOVA është e ARTË”, përfundoi ai./arbresh.info/

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen në sheshin Zahir Pajaziti

Mirëmbrëma të gjithëve,

Le t’i urojmë mirëseardhje skuadrës tonë olimpike me një duartrokitje të madhe e të fuqishme, sepse kanë bërë historinë në Tokio.

Të dashur qytetarë,

Edhe pse nuk mori medalje të artë në Tokio, ajo i ka marrë zemrat tona. Me suksesin dhe përkushtimin e saj ajo e trasoi rrugën për atletët e tjerë që të ëndërrojnë më shumë e të synojnë më lartë.

Ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë duke u bërë simbol i shpresës e i guximit dhe duke dëshmuar se me përkushtim gjithçka është e mundur.

Kampione në tatami, kampione në jetë, kampione përjetë. Një duartrokitje për kampionen Majlinda Kelmendi.

Në Olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë të artë, kurse në Olimpiadën e dytë për Kosovën në Tokio, Distria dhe Nora bënë histori, duke sjellë dy medalje të arta.

Një duartrokitje për vajzat e arta Distrinë dhe Norën.

Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe disiplinë dhe motivim, kërkojnë taktikë e teknikë të përsosur. Tashmë të gjithë e dimë emrin e trajnerit të medaljeve olimpike. Me këmbënguljen dhe angazhimin e tij, ai e kë bërë xhudon sinonim të fitoreve duke na frymëzuar dhe duke marrë vëmendjen e të gjithë neve. Ai është trajneri i artë Driton Kuka.

Tri medalje të arta nga tri gra. Kjo fjali me shtatë fjalë duhet të mjaftojë për të fituar çdo debat për barazi gjinore.

Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve, faleminderit secilit që ka ndihmuar në suksesin që kemi arritur në Tokio.

Në Rio ishte hera e parë​, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024, për tri e më shumë medalje.

Ju faleminderit e urime edhe njëherë.

Kosova është e artë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara