Në Ministrinë e Mbrojtjes është realizuar takimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të MM dhe përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.
Sipas njoftimit, me këtë rast, është nënshkruar plani bilateral i aktiviteteve për vitin 2024, plan i cili do të ofrojë trajnime profesionale dhe të avancuara për pjesëtaret e FSK, përcjell Arbresh.info.
“Plani bilateral u nënshkrua nga drejtori i Politikave të Mbrojtjes, z. Faruk Geci dhe Drejtori i Planifikimit dhe Organizimit nga ushtria Jordaneze, Gjeneral Brigade Tariq Al Hajaia.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Përveç nënshkrimit te planit bilateral, gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në rajon si dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes të dy Ministrive të Mbrojtes dhe ushtrive të dy vendeve.
Në fund të takimit palët u pajtuan që në të ardhmen të zgjerohen fushat e bashkëpunimit edhe me aktivitete tjera me interes reciprok./Arbresh.info/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa