Polciia e Kosovës ka ndaluar një kamionetë në Joshanicë të Leposaviqit tek e cila janë gjetur mallra të ndryshme ushqimore prodhime të Serbisë.
Sipas policisë, kamionetën e voziste një burrë i cili dyshohej se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 31.12.2023 rreth orës 23:30, pas një angazhimi të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) -Veriu në bashkëpunim me (NJNSH)-Lindje në Jashanicë të komunës së Leposaviqit është kapur një kombi i tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, i cili kishte lëvizë nga Serbia për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve të pa autorizuar për kalim kufiri. “, thuhet në njoftimin e policisë.
“I dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike.”, thuhet tutje.
Kamioneta se bashku me mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, bën të ditur policia./Arbresh.info/

Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...