Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova, duhet të strehojë disidentët afganë .
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova duhet të jetë pranë ShBA-së, në këtë proces.
“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, raporton arbresh.info.
Ndryshe siç kanë raportuar mediet ndërkombëtare Kosova dhe Shqipëria kanë zhvilluar negociata për strehimin e afganëve.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet të strehojë afganët nëse një gjë i kërkohet nga Amerika./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...