Policia e Kosovës, njofton se ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy shoferëve që tejkaluan shpejtësinë në Ferizaj.
Sipas njoftimit, dy shoferëve ju shqiptua një gjobë kundërvajtëse prej treqind euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve, shkruan Arbresh.info.
Tutje policia njofton se “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut”.
“Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt, ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K), e moshës 22 vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h.”, thuhet në raportin e plotë të policisë./Arbresh.info/
Policia dhe Prokuroria me aksion kundër fajdes në Prizren, d...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër