28 Nëntori/ Atmosferë e ngrohtë në kryeqytetin e Kosovës, këto janë urimet e qytetarëve

16:26 | 28 Nëntor 2021

Atmosferë festive dhe e ngrohtë po mbizotëron në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Qytetarë nga e gjithë Kosova kanë ardhur në kryeqytet për të festuar 28 Nëntorin.

Përveç nga Kosova kishte edhe nga Shqipëria që kanë ardhur enkas për të festuar në Prishtinë, shkruan arbresh.info

Në sheshet e Prishtinës po mbizotëron një atmosferë e hareshme, ku shihet një fluks i madh i njerëzve së bashku me familjet e tyre e shoqërinë duke u kënaqur.

Ata urojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë për këtë festë mbarëkombëtare, me fjalë të ndryshme e të dashura./ arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara