Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Masakrën e Reçakut, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të errëta, por edhe si pikë kthese historike që çartësoi para botës fytyrën e regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Ka vende që mbeten përgjithmonë dëshmi, ka vende që nuk heshtin kurrë. I tillë është Reçaku”, ka deklaruar Osmani, duke theksuar se kjo masakër u bë simbol i një populli që kërkonte liri dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet, shkruan Arbresh.info.
Ajo përmendi rolin vendimtar të ambasadorit William Walker, i cili, sipas saj, “nga ajo që pa personalisht, nuk hezitoi ta përshkruante ngjarjen si masakër”, duke shtuar se fjalët e tij “ia zhveshën maskën regjimit gjenocidal të Serbisë” dhe mobilizuan diplomacinë botërore.
“Shtetasit u vranë vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, njerëz që kërkonin të jetonin të lirë në vendin e tyre”, u shpreh Osmani, duke nënvizuar se në Kosovë secili ka dhënë diçka për lirinë – “dikush gjak, dikush pushkë e dikush lot”.
Presidentja theksoi se Masakra e Reçakut ishte një kthesë historike që hapi rrugën për ndërhyrjen e NATO-s, ndërsa shprehu mirënjohje për ambasadorin Walker për të vërtetën që e përjetësoi edhe në librin e tij autorial.
“Vajzat dhe djemtë tanë mbrojtën pragun e shtëpisë dhe rikthyen shpresën. Ne u jemi mirënjohës të gjithë veteranëve të luftës”, tha Osmani.
Duke përfunduar, ajo theksoi se e vërteta nuk mund të zhbëhet kurrë dhe se Reçaku mbetet dëshmi e përjetshme e krimit, “ku janari u shndërrua në varr”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Masakrën e Reçakut”, përfundoi Osmani./Arbresh.info/
Sorensen shkruan për vizitën në Kosovë, kërkon rezultate të ...
Ambasada Britanike nderon viktimat e masakrës së Reçakut
Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e Masakrës së Re...
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...