Sot bëhen 27 vjet nga masakra e Lybeniq, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, forcat paramilitare serbe, të udhëhequra nga grupi i njohur si “Çakejt”, rrethuan fshatin Lybeniq në Pejë. Pas hyrjes në fshat, ata tubuan banorët në qendër dhe i ndanë burrat nga gratë.
Më pas, në mënyrë çnjerëzore, u ekzekutuan mbi 80 civilë, mes tyre burra, gra dhe fëmijë. Kjo masakër konsiderohet si një akt gjenocidi ndaj popullsisë civile shqiptare.
Ndër viktimat ishin edhe tre të mitur: Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeç) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeç), i cili ishte me aftësi të kufizuara fizike. Ata ende figurojnë në mesin e personave të zhdukur.
Po ashtu, në mesin e viktimave ishte edhe Shyhrete Ukshinaj, një grua shtatzënë, e cila vazhdon të figurojë e zhdukur edhe sot.
Masakra e Lybeniqit mbetet një nga ngjarjet më makabre të kryera gjatë luftës në Kosovë, ndërsa familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve./Arbresh.info
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...