Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 26 vjetorin e masakrës në Abri te Epërm, u u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu.
Krasniqi ka thënë se jetërat e 23 anëtarëve u prenë tragjikisht nga forcat kriminale serbe teksa theksoi se për këtë tragjedi nuk është dhënë kurr dënimi i merituar, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Me 26 shkurt të vitit 1998, Dituria ishte gjashtëjavëshe. Valmiri ishte dy vjeç. Luljeta ishte shtatëzënë, duke pritur një Malësor ose Malësore që të vinte në jetë. Fazliu ishte 94 vjeç.
Dituria nuk mbijetoi që të festonte ditëlindjen e parë. Valmiri nuk u regjistrua kurrë në shkollë. Malësori ose Malësorja nuk erdhën asnjëherë në jetë. Fazliu nuk vdiq në shtrat i rrethuar nga më të dashurit e tij.
Jetërat e këtyre të katërve, përshirë 19 anëtarëve tjerë të familjes Deliu, u prenë tragjikisht në mëngjesin e 26 shkurtit në Abri të Epërme nga forcat kriminale serbe.
Kjo është historia e Kosovës. Kjo është e vërteta e Serbisë. Kjo është dhembja me të cilën janë detyruar të jetojnë familja Deliu dhe të afërmit e tyre. Një krim që tejkalon gjithçka që fjalët mund të përshkruajnë.
Një tragjedi që nuk mori kurrë dënimin e merituar. Një padrejtësi e përjetshme, për të cilin nuk guxojmë të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi.
Historia jonë nuk do të harrojë asnjëherë sesa me vlerë është liria që gëzojmë sot dhe sa e vështirë ishte rruga që kaloi populli ynë deri në çlirim.
Sot, kujtojmë edhe heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli e Afrim Hajdaraj.
Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...