Në 26-vjetorin e zhdukjes së profesorit, politikanit dhe mendimtarit të njohur shqiptar, Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar figurën e tij duke sjellë në vëmendje dokumente të rëndësishme dhe dëshmi për rrethanat e zhdukjes së tij nga autoritetet serbe më 16 maj 1999.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka përshkruar me hollësi ngjarjet që çuan në zhdukjen e Hotit.
Kryeministri ka publikuar edhe dokumentin zyrtar të lirimit të Hotit me numër protokolli 24-2241-05, të nënshkruar nga drejtori i burgut, Aleksandër Rakoçeviq.
Kurti e cilësoi datën 16 maj 1999 jo si një ditë çlirimi, por si një ditë dhimbjeje: “16 maji i vitit 1999, dita e lirimit të Ukshin Hotit nuk ishte dita e daljes së tij në liri, por dita e zhdukjes së tij.”
Ai kujtoi gjithashtu masakrën që pasoi në Burgun e Dubravës, duke e cilësuar si një tjetër krim shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve.
“Mungesa e veprimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës mbetet boshllëk i dhimbshëm në përpjekjen tonë kolektive për drejtësi dhe për të vërtetën. Institucionet tona të drejtësisë e kanë obligim moral dhe kushtetues që të veprojnë me përgjegjësi, për të mos lejuar që harresa ta zëvendësojë drejtësinë. Republika e Kosovës kërkon zbardhjen e plotë të rastit të zhdukjes së Ukshin Hotit dhe drejtësi për të, sikur edhe për të gjithë të zhdukurit e tjerë me dhunë. Politikani e profesori Ukshin Hoti do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës e unike të mendimit politik shqiptar”, tha ai.
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...