Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
“Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë, i shtrirë në Klinikën Infektive. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e IKShPK. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, ka njoftuar IKSHPK.
“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, ka theksuar më tej Instituti.
Deri më tani, nga data 08.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2623860454408609?__cft__[0]=AZXQlKSD-ZtLHtqfW1evrF-6aHxGw9HPROzuQHndbi8O1kjOT6qdC9bB0MH3Mkg3kjpJAwLsHT5_tdrclzvJoF1p1Z8iD1Zkwat0BeCjUh6zvgllUOE7cIrW61mzom_iZRVAzckW7yj6u-HmxtH5DddpZVBjRh9YngQdIDpf_YrVgg&__tn__=%2CO%2CP-R
Kurti: Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë e...
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...
Shkrimi famëkeq anti-UÇK, Konjufca s’e arsyeton Bashën: Auto...