Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 24 vjet N.S, i cili akuzohet për vrasjen e tij e djalit të tij E.S për çështje pronësore.
N.S akuzohet se krimin e kreu në vitin 2022, në fshatin Bajçinë të Podujvës.
Për veprën penale “Vrasje e rëndë”, i akuzuari është dënuar me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje dy vjet burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 25 vjet burgim.
“Me datë 13.06.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Bajçinë, komuna Podujevë, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen pronësore, i akuzuari N.S me dashje e kishte privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin E.S, në atë mënyrë që deri sa i ndjeri kishte qenë duke punuar – kositur barin me traktor në livadhin e fqinjit të tyre, i akuzuari posa e kishte vërejtur, kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe e kishte marr armën – pushkë automatike dhe të njëjtën e kishte futur në veturë dhe posa kishte arritur afër vendit të ngjarjes ishte afruar në një distancë të afërt ndaj të ndjerit E.S dhe kishte shtënë disa herë në drejtim të tij duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit dhe si pasojë e plagëve të rënda në atë vend, tani i ndjeri kishte vdekur”, sipas aktakuzës./Arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...