Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 242 pacientë me COVID-19.
Nga ta 172 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 242 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit të datës 1 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 50 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 51 pacientë
Spitali i Gjilanit, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...