Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta pacientë gjashtë janë në gjendje më të rëndë. Në ndërkohë një pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Arbresh.info.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,761 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.
122 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 75 Rëntgen, 31 EHO dhe 16 CT-ja.
Tetë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur tetë foshnje – tri të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike
Hajni thyen kasafortën e xhamisë dhe merr 300 euro në Kameni...
Zhduket një grua në Prizren
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit