Prishtinë: Një person lëndohet rëndë pasi humb kontrollin me motoçikletën

09:26 | 11 Korrik 2026
E H

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetëaksidenti me motoçikletë në Veternik të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 03:30, ku një burrë, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, është vetëaksidentuar.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse./Arbresh.info