Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur testi i maturës për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur të kalojnë këtë test në afatin e parë.
Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati-Haziri, ka thënë se në këtë afat testit i janë nënshtruar 229 nxënës në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë dhe pjesa e dytë e testit do të mbahet më 31 gusht në lëndët profesionale.
Sips saj, i gjithë organizimi është bërë në bashkëpunim dhe harmoni të plotë edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe pritet që nxënësit pjesëmarrës të jenë të suksesshëm dhe të kalojnë testimin për të vazhduar tutje në studime.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...