228 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri

20:21 | 1 Dhjetor 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 5 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, humbën jetën: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.

Ndërkohë janë kryer 1513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki:

110 në Tiranë, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 6694 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (1 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore – 228
Të shëruar në 24 orë – 594
Të shtruar në spitale – 148
Humbje jete në 24 orë – 5
Testime ditore – 1513

Testime totale – 1,395,649
Raste pozitive – 200,173
Raste të shëruara – 190,378
Raste Aktive – 6,694
Humbje jete – 3,101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 3373
Fier – 679
Gjirokastër – 531
Shkodër – 462
Berat – 393
Durrës – 349
Elbasan – 292
Vlorë – 210
Korçë – 156
Lezhë – 136
Dibër – 65
Kukës – 48./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara