Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën.
Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar
Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.
Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.
Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë.
Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...